Shesheli do të arrestohet nëse hyn në Kosovë

Petrit Selimi nga MPJ e Kosovës në një reagim që ka bërë në “Twitter” ka shkruar se Kosova nuk do të lejojë kurrë që ultranacionalisti serb, Vojslav Sheshel të shkelë në Kosovë dhe nëse ai provon një gjë të tillë, ai do të arrestohet.

naci koru-petrit selimi.jpg

Petrit Selimi, që aktualisht ushtron detyrën e ministrit të Punëve të Jashtme të Kosovës, nëpërmjet një reagimi në “Twitter" ka shkruar se Kosova nuk do të lejojë kurrë që ultranacionalisti serb, Vojslav Sheshel të shkelë në Kosovë dhe nëse ai provon një gjë të tillë, ai do të arrestohet.

Sheshel, të enjten u lirua nga të gjitha akuzat për krime lufte nga Tribunali i Hagës.

“Ai nuk do të lejohet kurrë që të hyjë në territorin e Republikës së Kosovës. Nëse provon, do të arrestohet", ka shkruar Selimi.

Një vendim të tillë e mori edhe shteti kroat. Sipas autoriteteve austriake, Shesheli do të arrestohet nëse ai provon të shkelë në Kroaci.


Lajme të ngjashme