Bosnjë - Flamuri turk në bibliotekën e Vijeçnicës, solidaritet kundër terrorit

Bosnjë-Hercegovina ka pasqyruar flamurin turk në fasadën e bibliotekës më të rëndësishme të vendit në shenjë solidariteti me Turqinë, vend ky që është goditur nga sulmet terroriste disa herë brenda pak muajve.

Bosnjë - Flamuri turk në bibliotekën e Vijeçnicës, solidaritet kundër terrorit

Kryeministri turk, Ahmet Davutoglu, është shprehur i kënaqur për këtë mbështetje duke e postuar atë në llogarinë e tij në “Twitter".

“Kemi marrë shumë mesazhe solidarizuese pas sulmeve terroriste. Një nga më domethënësit ka ardhur nga Sarajeva, drita e syve tanë dhe amaneti i të ndjerit Alija", shkruante shefi i Ankarasë zyrtare në rrjetin social.

Përmes kësaj “cicërime" në llogarinë “Twiterr", Davutoglu postonte edhe dy fotografi, që shfaqnin çastin e reflektimit të flamurit turk në fasadën e Bibliotekës Vijeçnica, një nga simbolet më të rëndësishme të kryeqytetit të Bosnjë-Hercegovinës.

“Faleminderit Sarajevës", shkruante boshnjakisht kryeministri turk në fund të mesazhit të tij.



Lajme të ngjashme