Hagë - Dënohet për gjenocid me 40 vite burg "Kasapi i Bosnjës", Radovan Karaxhiç

Gjyqtarët e Hagës shpallën sot fajtor ish-liderin politik të serbëve të Bosnjës, Radovan Karaxhiç, i akuzuar për gjenocid dhe nëntë akuza të tjera që rëndojnë mbi të, si krime kundër njerëzimit dhe krime lufte të kryera gjatë Luftës së Bosnjës.

Hagë - Dënohet për gjenocid me 40 vite burg "Kasapi i Bosnjës", Radovan Karaxhiç

"Radovan Karaxhiç, Gjykata ju dënon me 40 vite burg", pohoi gjyqtari O-Gon Kwon, pasi u vërtetua akuza për gjenocid në shtatë komuna të Bosnjë-Hercegovinës.

Nga ana tjetër, gjyqtarët e Gjykatës Ndërkombëtare Penale për Krimet e Luftës në ish-Jugosllavi, me seli në Hagë të Holandës, hodhën poshtë një nga dy akuzat për gjenocid kundër Radovan Karaxhiçit, i njohur gjerësisht si "Kasapi i Bosnjës".

"Gjykata nuk zotëron kompetenca për të vërtetuar, në bazë të provave të paraqitura, për të identifikuar qëllimin e kryerjes së gjenocidit nga ana e të akuzuarit", pohoi gjyqtari O-Gon Kwon: "I akuzuari nuk mund të shpallet fajtor për genocid vetëm me akuzën numër 1."



Lajme të ngjashme