Operacioni “Burimi i Paqes”

Qëllimi ynë është paqja
objektivi është terrorizmi

A po ndryshon statusi i qytetit Monstar në Bosnje-Hercegovinë?

Muajt e fundit, partitë më të njohura të Bosnje-Hercegovinës, Partia e Veprimit Demokratik (SDA) dhe Unioni Demokratik Kroat (HDZ) kanë intensifikuar negociatat në lidhje me statusin e qytetit Monstar.

A po ndryshon statusi i qytetit Monstar në Bosnje-Hercegovinë?

Të dyja partitë, edhe pse kanë ofruar propozime të reja për zgjidhjen në lidhje me Monstarin, vazhdojnë të kenë divergjenca serioze. Sëbashku me këtë, partitë opozitare dhe një pjesë e opinionit publik besojnë se SDA dhe HDZ kanë arritur një marrëveshje të fshehtë që parashikon ndarjen defakto të Monstarit por e mbajnë akoma të fshehtë. Qyteti Monstar i Bosnje-Hercegovinës, a do ta tejkalojë ndarjen etnike që ishte një trashëgimi e viteve të luftës, apo kjo ndarje etnike do të zyrtarizohet me të vërtetë?

Monstari, një nga qytet më të bukura të Evropës, përpara luftës së Bosnje-Hercegovinës gjatë vitet 1992-1995 njihej si një simbol i unitetit. Por gjatë viteve të luftës, si pasojë e përleshjeve të shumta ndërmjet boshnjakëve dhe kroatëve, në vend të unitetit, Monstari u kthye në simbolin e përçarjes.

Në periudhën pas luftës, qyteti Monstar u nda në 6 “bashki etnike" të kroatëve të Bosnjës dhe boshnjakëve. Kurse përfaqësitë e shoqërisë civile ndërkombëtare në Bosnje-Hercegovinë që punonin për ribashkimin e Bosnje-Hercegovinës, çdo herë ndesheshin me qëndrimin negativ të partive politike në qytet. Kur politikanët nuk arritën asnjë lloj marrëveshjeje, Paddy Ashdown, ish-përfaqësuesi i lartë i Bosnje-Hercegovinë, me një vendim të marrë në 28 janar 2004, i imponoi palëve një plan në lidhje me bashkimin e Monstarit. Plani i Ashdown për Monstarin, kishte si qëllim që të ndryshonte rregullat e zgjedhjes së këtij qyteti. Për shembull, në kuvendin e bashkisë, mund të zgjidheshin e shumta nga 15 boshnjakë dhe kroatë, 4 serbë dhe 1 person me etnikë tjerë. Në këtë mënyrë, plani i Ashdown duke ndërtuar një udhëheqje të ekuilibruar ndërmjet kroatëve dhe boshnjakëve në Monstar, kishte si objektivë marrjen nën siguri të bashkimit të qytetit.

Por për fat të keq, ky plan nuk gjeti aspak fushë për tu zbatuar në mënyrë të rregullt. Nga njëra anë, vendet që kishin influencë në politikën e Bosnje-Hercegovinës, e shpërfillën tërësisht çështjen e Monstarit, nga ana tjetër, kroatët e Bosnjës ishin të pakënaqur nga plani Ashdown dhe afërsisht 5 vjet më parë këtë çështje e paraqitën në Gjykatën Kushtetuese të Bosnje-Hercegovinës. Sipas kësaj, në vendimin e marrë nga Gjykata Kushtetuese, u urdhërua që të ndryshoheshin rregullat në lidhje me zgjedhjet e kuvendit të Bashkisë së Monstarit.

Por për shkak se partitë më të mëdha të qytetit nuk arritën një kompromis në lidhje me ndryshimin e rregullave të zgjedhjeve në fjalë, në vitin 2012 zgjedhjet nuk arritën të zhvillohen. 3 vitet e fundit kuvendi i bashkisë nuk funksionon dhe vetëm kryetari i bashkisë në detyrë teknike merr vendime në lidhje me qytetin.

Politikanët, ndërkohë që mundojnë për të dominuar mbi Monstarin, qyteti vazhdon të qëndrojë i përçarë ndërmjet boshnjakëve dhe kroatëve. Sipas atyre që janë në pozitivë në këtë çështje, në krahasim me periudhën pas luftës, ka përjetuar një bashkim në mënyrë të konsiderueshme. Kurse sipas atyre më pesimistë, Monstari vazhdon të mbetet i përçarë edhe në ditët tona. Krahas kësaj, bëhet e ditur se në këtë qytet ku në lindje janë sundon shumica boshnjake kurse në perëndim shumica kroate, në të gjitha fushat e jetës janë përcaktuar sipas strukturave paralele që përcaktojnë vizat etnike.

Krahasuar me vitet 1990, është e mundur që të themi se marrëdhëniet etnike në qytetin e Monstarin janë përmirësuar në mënyrë të theksuar. Por ka ende shumë për të bërë. Vetëm në zonat rurale dhe zonat e varfra të Monstarit, populli jeton me të vërtetë sëbashku dhe në solidaritet. Kurse në qytet, në çdo fushë ndjehet përçarja etnike. Nga ana tjetër, qyteti Monstar pas luftës, është bashkuar në aspektin mekanik të infrastrukturës, por deri në ditët tona përçarja vazhdon të mbizotërojë.

Qyteti Monstar, në të njëjtën kohë, pasqyron edhe një nga problemet më themelore të Bosnje-Hercegovinës. Struktura e re etnike që ka dalë në shesh pas luftës, pengon unitetin e Bosnje-Hercegovinës.

Partitë politike, në mënyrë që të mbrojnë përfitimet në disa fusha mbrojnë unitetin e vendit, kurse në fushat që mendojnë se do të dëmtojnë përfitimet e tyre, bëjnë rezistencë ndaj bashkimit. Kurse përfaqësuesit e lartë të Bosnje-Hercegovinës, në përgjithësi nuk mund të prodhojnë strategji afatgjate, dhe përpiqen për të përfunduar detyrën më shumë si “diplomatë të suksesshëm". Ndërkohë që përjetohen të gjitha këto, ata nuk ja vejnë shumë veshin se çfarë mendon populli.

Edhe propozimet e reja në lidhje me zgjedhjet e kuvendit të bashkisë së Monstarit nga ana e Partisë së Veprimit Demokratik (SDA) dhe Unionit Demokratik Kroat (HDZ), më shumë se nevojat e popullit, kanë në objektivë që të sigurojnë superioritet politik në udhëheqjen e qytetit. HDZ në vend të 6 njësive zgjedhore, propozon zgjedhjen e 5 njësive të përfaqësuesve të kuvendit të bashkisë së Monstarit. Kurse numrin e përfaqësuesve të një populli në kuvend e rrit në 17. Me këtë propozim bëhen kritika e kroatët mundohen të mbisundojnë në kuvendin e bashkisë. Nga ana tjetër, SDA propozon që Monsatari të ndahet në dy bashki, njëra nën kontroll të boshnjakëve dhe tjetra në kontrollin e kroatëve. Ky propozim kritikohet pasi zyrtarizon ndarjen etnike të qytetit.

Nuk dihet nëse Partia e Veprimit Demokratik (SDA) dhe Unioni Demokratik Kroat (HDZ) kanë apo jo një model kompromisi të tretë në lidhje me Monstarin. Por duke qenë se procesi zgjedhor do të fillojë në maj të vitit 2016, palët kanë 2 muaj kohë për të gjetur një zgjidhje në lidhje me qytetin.



Lajme të ngjashme