Ivanov: BE, e vetmja fuqi për të hapur 'Rrugën Ballkanike'

Presidenti i Republikës së Maqedonisë, Gjorge Ivanov tha të hënën se "Rruga Ballkanike" është shumë e rëndësishme për Bashkimin Evropian (BE) dhe se e vetmja fuqi që mund të hap këtë rrugë për refugjatët është BE-ja.

makedonya kaçak göçmen.jpg

Gjorge Ivanov Presidenti i Republikës së Maqedonisë, Gjorge Ivanov në konferencën e mbajtur në Akademinë e Shkencave dhe Arteve të Maqedonisë (ASHAM), e cila kishte në fokus në pozitën e Maqedonisë në kushte të krizës së migrantëve, deklaroi se "Rruga Ballkanike" është shumë e rëndësishme për Bashkimin Evropian (BE) dhe se e vetmja fuqi që mund të hap këtë rrugë për refugjatët është BE-ja.

“Faktori dhe fuqia e vetme që përsëri mund të hap këtë zonë është vetëm BE-ja dhe për këtë shkak është i domosdoshëm 'pakti evropian' në zonën tonë. Mirëpo, ndoshta burokratët në Bruksel nuk kanë lexuar mjaftueshëm gjeografi dhe histori dhe kanë vendosur që një pjesë e kësaj hapësire të jetë jashtë BE-së. Për këtë shkak ndodhin ngjarjet e fundit. Kemi pasur një fenomen kur migrantët nga territori i BE-së hynë në territorin që nuk është në Union, që më pas përsëri të hyjnë në territorin e BE-së. Duhej të kalonin 1 milion migrantë nëpër territorin tonë për të kuptuar rëndësinë e 'Rrugës Ballkanike' për Evropën. Evropa duke ndërtuar brenda, harroi të mbrohet nga jashtë dhe kufijtë e jashtëm mbetën të pasigurt”, deklaroi Ivanov.

Ivanov shprehu shqetësim se edhe 5 milionë migrantët që ndodhen në Egjipt dhe 20 milionë të tjerë që ndodhen në kufirin mes Egjiptit dhe Sudanit mund të drejtohen kah 'Rruga Ballkanike' për të arritur në Evropë. Ai theksoi se ndër këto migrantë ka edhe nga Libia.

“Edhe më shqetësuese është se në kufirin mes Egjiptit dhe Sudanit ndodhen mbi 20 milionë migrantë që kanë për qëllim Evropën. Kontinenti i Afrikës është zgjuar dhe të gjithë janë drejtuar drejt Evropës. Për aq kohë sa ekzistojnë lëvizje ekonomike, rreziqe të sigurisë dhe konflikte, ne do të jemi të ekspozuar nga të gjitha këto kriza të migrantëve. Ne e rregulluam rrjedhën e kufirit tonë, mirëpo tashmë janë paraqitur rrugë të reja. Ata lëvizin nga Bullgaria, Shqipëria, po ashtu është hapur edhe një rrugë nëpërmjet Detit të Zi”, deklaroi presidenti Ivanov.

Në konferencën shkencore me temë “Pozita gjeostrategjike dhe gjeopolitike e Republikës së Maqedonisë në kushte të krizës së migrantëve”, të pranishëm ishin përfaqësues nga institucionet shtetërore, të korit diplomatik, komunitetit akademik, veprimtarisë shkencore dhe profesionale, ndër të cilët edhe ministri i Punëve të Jashtme i Maqedonisë, Nikola Gruevski dhe ambasadori turk në Maqedoni, Ömür Şölendil.



Lajme të ngjashme