Kriza e emigrantëve - Maqedonia dislokon trupa afër kufirit me Greqinë

Maqedonia ka dislokuar një numër të paspecifikuar trupash ushtarake afër kufirit me Greqinë, që deri tani kishin qenë të stacionuar në qendrën e pritjes në Gjevgjeli, po pranë kufirit, njoftoi të mërkurën agjencia italiane e lajmeve,"ANSA".

Kriza e emigrantëve - Maqedonia dislokon trupa afër kufirit me Greqinë

I njëjti burim shtoi se vendimi ishte marrë gjatë një takimi të Këshillit të Sigurisë të vendit të vogël ballkanik, ku u diskutua përkeqësimi i situatës pranë kufirit.

Mijëra emigrantë dhe refugjatë janë bllokuar në pjesën greke, pas mbylljes së të ashtuquajturës "Rruga Ballkanike".

Të hënën, qindra emigrantë u përpoqën të largoheshin nga kampi grek i Idomenit për t'u futur në Maqedoni, por që u kthyen pas nga policia.



Lajme të ngjashme