Angelina Jolie viziton kampet e refugjatëve në Greqi

Aktorja e famshme amerikane, Angelina Jolie që vepron në emër të ambasadores së UNHCR, mbërriti sot në Athinë në kuadër të krizës së migrantëve.

Angelina Jolie viziton kampet e refugjatëve në Greqi

Jolie ka vizituar kampin pritës të refugjatëve në portin e Pireut dhe do të vizitojë gjithashtu gjatë ditës zona të tjera në Athinë ku priten refugjatët.

Në Greqi, për shkak të mbylljes së rrugës ballkanike, aktualisht ndodhen të bllokuar më shumë se 40 000 migrantë, ndërkohë që me qindra të tjerë mbërrijnë çdo ditë në ishujt e saj në Mesdhe.


Lajme të ngjashme