Operacioni “Burimi i Paqes”

Qëllimi ynë është paqja
objektivi është terrorizmi

Maqedoni i rikthen Greqisë qindra migrantë ilegalë

Qindra migrantë u kthyen sot në Greqi nga autoritetet maqedonase një ditë pasi ishin larguar nga kampi i refugjatëve në Idomeni dhe kishin kaluar kufirin.

“Rreth 600-700 migrantë që hynë ilegalisht në Maqedoni… u rikthyen në Greqi", raporton agjencia e lajmeve “Makfaks" që citon ministrin maqedonas të Punëve të Brendshme.

Rreth 700 dhe 2 000 persona nga refugjatët që ndodhen në kampin në Idomeni në Greqi kaluan nëpërmjet një lumi barrierat me tela me gjemba të ngritura nga Maqedonia për t'i mbajtur jashtë territorit të saj.

Javën e kaluar Maqedonia shpalli mbylljen e kufijve për të gjithë që nuk kanë një pasaportë të vlefshme dhe vizë, duke ndërmarrë masa të ngjashme me Serbinë, Kroacinë dhe Slloveninë.

Lajme të ngjashme