Ciprasi u shuan shpresat refugjatëve për të kaluar nga Ballkani

“Ne vlerësojmë se është përjashtuar mundësia e rihapjes së urëkalimit të Ballkanit”, pohoi Cipras, duke u bërë thirrje rreth 1.200 refugjatëve dhe migrantëve të pranishëm në Idomeni për vetëpërmbajtje.

göç-makedonya-yunanistan sınırındaki zorlu hayat2.jpg

Kryeministri grek, Aleksis Cipras dënoi sot qëndrimin “kriminal" të një kontigjenti personash që orkestruan një përpjekje të dështuar të kalimit të migrantëve me dhunë në Maqedoni, duke u bërë thirrje këtyre të fundit të marrin në konsideratë mbylljen e vijëkalimit nga Ballkani.

Në kampin e fatit në Idomeni, në kufirin me Maqedoninë u shënua një ditë më parë një situatë e papranueshme, me praninë e disa personave të panjohur, duke u hequr si vullnetarë kanë inkurajuar refugjatët dhe migrantët për të kaluar me forcë në Maqedoni “duke vënë edhe jetën në rrezik", pohoi Cipras.

“Këtij qëndrimi kriminal duhet t'i jepet fund", tha ai. Referuar dëshmive në Idomeni, sinjali i inkursionit u dha në formën e një teksti të nënshkruar “Komando Norbert Blüm", të emrit të ish-ministrit konservator gjerman të Punës, i cili vizitoi këtë fundjavë Idomenin.

“Ne vlerësojmë se është përjashtuar mundësia e rihapjes së urëkalimit të Ballkanit", pohoi Cipras, duke u bërë thirrje rreth 1.200 refugjatëve dhe migrantëve të pranishëm në Idomeni për vetëpërmbajtje.



Lajme të ngjashme