Hyseni-Caffier: Gjermania partner strategjik i Kosovës

Ministri i Punëve të Brendshëm të Kosovës, Skënder Hyseni, priti sot në takim ministrin e Landit të Meklenburg-Pomeranisë të Republikës Federale të Gjermanisë, Lorenz Caffier.

Hyseni-Caffier: Gjermania partner strategjik i Kosovës

Në një konferencë për shtyp të mbajtur pas takimit, Hyseni dhe Caffier u shprehën të gatshëm të bashkëpunojnë lidhur me krizën e refugjatëve, liberalizimin e vizave, luftimin e krimit të organizuar dhe riatdhesimin e emigrantëve, që ndodhën vitin e kaluar.

“Biseduam rreth situatës në Kosovë dhe bashkëpunimin me Landin e Meklenburg-Pomeranisë të Republikës Federale të Gjermanisë. Trajtuam në mënyrë sipërfaqësore temën e emigrimit nga lindja, që po përballet nga Evropa Perëndimore”, tha ministri Hyseni.

Duke falënderuar për mbështetjen dhe zemërgjerësinë, që Gjermania ka pranuar një numër refugjatësh nga Kosova në kohën e luftës, Hyseni tha: “Gjermania është një partner kyç strategjik i Kosovës. Jemi të interesuar ta çojmë me tutje bashkëpunimin tonë.”

Ministri gjerman, Lorenz Caffier, u shpreh se “me homologun e tij kosovar kanë biseduar për fluksin e emigrantëve, që ishte vitin e kaluar si dhe riatdhesimin e tyre”.

Ai falënderoi Kosovën për mbështetjen që i ka dhënë Gjermanisë sa i përket riatdhesimit. “Siguria e brendshme dhe anëtarësimi në Interpol i Republikës së Kosovës është i mirëpritur për shtetin gjerman”, tha Caffier.



Lajme të ngjashme