Rrëshqitjet e dheut në Kosovë mbyllin rrugën drejt Maqedonisë

Në Kosovë, rruga nga Prishtina drejt Hanit të Elezit – kufirit me Maqedoninë, është mbyllur tërësisht dhe aktualisht është e pakalueshme në Grykën e Kaçanikut, ku janë shkaktuar rrëshqitje të dheut.

“Kompania për mirëmbajtjen e rrugëve është duke punuar dhe duke bërë përpjekje për ta liruar sa më parë pjesën e bllokuar të rrugës”, bën të ditur njoftimi i dërguar natën vonë nga Ministria kosovare e Infrastrukturës. Ende nuk ka njoftime për zhbllokimin e rrugës.

“Me këtë rast kërkojmë nga qytetarët që të kenë mirëkuptim deri në tejkalimin e gjendjes së shkaktuar, ndërsa për lirimin e rrugës do njoftojmë me kohë”, thuhet në deklaratë.

Fjalët Kyçe: Kosova , Hani i Elezit , Maqedoni

Lajme të ngjashme