Serbi – Gjendje e jashtëzakonshme për shkak të shirave të dendur

Shirat e dendur në Serbi kanë shkaktuar fryrje të lumenve dhe përmbytje në disa zona të Serbisë Qendrore e Perëndimore, ku auoritetet kanë shpallur të hënën gjendjen e jashtëzakonshme, njoftoi Ministria serbe e Punëve të Brendshme.

Serbi – Gjendje e jashtëzakonshme për shkak të shirave të dendur

Ajo shtoi se dhjetëra persona janë evakuuar; ndërsa shërbimi meteorologjik vendas njoftoi se intensiteti i shirave do të bjerë mëngjesin e të martës për të rifilluar gjatë ditëve në vazhdim.

"Gjendja e emergjencës është shpallur në Çaçak, Topola, Bajina Basta, Pozega, Novi Pazar, Arilje dhe Lucani, për shkak të reshjeve masive të shiut dhe fryrjes së lumenjve", njoftoi agjencia zyrtare serbe e lajmeve, "TANJUG".

Agjencia shtoi se Kryeministri serb, Aleksandar Vuçiç, mbërriti në Preljina, në qendër të vendit, pas përmbytjes së këtij qyteti dhe pas evakuimit të shumë qytetarëve.

Vuçiç njoftoi për një takim urgjent të qeverisë gjatë të martës.

"Nuk dua të bëj premtime false. Ne do të ndihmojmë me aq sa kemi mundësi", u tha Vuçiç një grupi qytetarësh të Preljinës.



Lajme të ngjashme