Austria: Greqia të mbajë brenda territorit të saj kontingjentin e emigrantëve

Ministri austriak i Punëve të Jashtme, Sebastian Kurz i kërkoi sot Greqisë të pezullonte kalimin e emigrantëve që mbërrijnë në territorin e saj për të vijuar rrugën drejt veriut të Evropës si dhe të marrë vetë përsipër menaxhimin e situatës.

Austria: Greqia të mbajë brenda territorit të saj kontingjentin e emigrantëve

“Ne duhet t'i japim fund politikës së Greqisë që mundëson lejimin e kalimit të emigrantëve drejt veriut”, deklaroi Kurz në një intervistë të publikuar sot në të përditshmen gjermane ”Süddeutsche Zeitung”.

“Nuk është e arsyeshme që kontingjenti që mundet të kalojë me vështirësi deri në Greqi ka të drejtë të vijojë udhëtimin”, shtoi ai.

“Ne po bashkëpunojmë në mënyrë që Greqia të fillojë ndërtimin e qendrave pritëse për refugjatët me ndihmën e BE-së, për t'u kujdesur për personat e pranishëm në territorin e saj. Ne do të vijojmë të ushtrojmë presion pasi nuk ka ende asnjë përmirësim të dukshëm të situatës”, pohoi kreu i diplomacisë austriake, vendi i së cilit ka ashpërsuar qëndrimin kundrejt çështjes së refugjatëve gjatë javëve të fundit duke iu përmbajtur një politike në përputhje me përcaktimin e kuotave pranuese.



Lajme të ngjashme