5.000 të bllokuar në kufirin greko-maqedonas

Më shumë se 5.000 refugjatë dhe migrantë vijojnë të bllokuar edhe ditën e sotme në postën kufitare të Idomenit, në veri të Greqisë, një ditë pas vendimit të katër shteteve të Ballkanit për përcaktimin e kuotave të reja të pranimit, njoftoi policia lokale.

5.000 të bllokuar në kufirin greko-maqedonas

Ky bllokim i migrantëve erdhi pasi Maqedonia vendosi të mbyllë një javë më parë kufirin ndaj shtetasve afganë. Ajo u kërkon shtetasve sirianë dhe irakianë kartat e tyre të identitetit më pas leje kalimin të dorëzuar nga qendrat e regjistrimit të refugjatëve nga pala greke.

Autoritetet maqedonase po kthejnë mbrapsht të gjithë atë kontigjent që nuk disponon një pasaportë të vlefshme.

Të paktën 800 persona rezultojnë gjithashtu të bllokuar në një kamp të përkohshëm refugjatësh, në një sipërfaqe rreth 20 kilometra.



Lajme të ngjashme