Thaçi: Peticioni ndaj Delawiet, fyerje për popullin dhe Qeverinë e Kosovës

Ndaj një peticioni të nisur në internet kundër ambasadorit amerikan, Greg Delawie, ka reaguar edhe zëvendëskryeministri, Hashim Thaçi.

Nëpërmjet Facebook-ut, Thaçi ka thënë se populli dhe Qeveria e Kosovës këtë iniciativë e konsiderojnë fyerje për ambasadorin, por edhe Qeverinë dhe popullin e Kosovës.

“Çdo fyerje ndaj ambasadorit amerikan në Kosovë, që përfaqëson popullin amerikan dhe qeverinë e SHBA-ve, populli dhe qeveria e Kosovës e konsideron fyerje edhe ndaj popullit dhe qeverisë së Kosovës. Ne e kemi për detyrë që t'i respektojmë dhe të bashkëpunojmë ngushtë me përfaqësuesit diplomatikë të shteteve mike të akredituar në Republikën e Kosovës. Populli i Kosovës i mbetet përjetë mirënjohës rolit udhëheqës të SHBA-ve për lirinë dhe pavarësinë tonë. HTH”, ka shkruar Thaçi.

Lajme të ngjashme