Tusk: Përjashtimi i Greqisë nga Schengen nuk është zgjidhje

Greqia, e cila kritikohet për dështim në menaxhimin e krizës së emigrantëve, ka mikpritur Presidentin e Këshillit Evropian Donald Tusk.

Tusk: Përjashtimi i Greqisë nga Schengen nuk është zgjidhje

Greqia, e cila kritikohet për dështim në menaxhimin e krizës së emigrantëve, ka mikpritur Presidentin e Këshillit Evropian Donald Tusk.

Tusk tha se përjashtimi i Greqisë nga zona Shengen nuk është zgjidhja për këtë problem.

Në agjendën e Presidentit të Këshillit Evropian Donald Tusk gjatë vizitës së tij në kryeqytetin e Greqisë Athinë, ishte çështja e emigrantëve.

Tusk i cili u takua me Kryeministrin grek Aleksis Cipras tha se përjashtimi i Greqisë nga zona Shengen, e cila mundëson udhëtimin pa pasaporta në 26 shtete evropiane, nuk është një zgjidhje.

Ndërsa Cipras tërhoqi vëmendjen në fokusin për zgjidhjen e krizës në Siri, ndërsa shtoi se: “Tani është koha që unioni ti bashkoj forcat në ballafaqimin me sfidat. Jemi dakord për çdo vendim që do të merret në lidhje me reduktimin e refugjatëve në Turqi dhe zhvendosjen e tyre në Evropë".

Ministri i Mbrojtjes së Greqisë Panos Kamenos tha se katër qendra për emigrantët nga pesë gjithsej janë të gatshme.



Lajme të ngjashme