Shqipëri – Rama ndërron ministrin e 4-t në qeveri

Paraditen e së martës, zyra e shtypit e Kryeministrisë njoftoi se Kryeministri Edi Rama ka shkarkuar ministrin e Financave Shkëlqim Cani.

Shqipëri – Rama ndërron ministrin e 4-t në qeveri

Misioni bazë për dy ministrat e rinj është përshkallëzimi i operacionit kundër informalitetit dhe lehtësimi i mëtejshëm i biznesit të ndershëm, deklaroi kryeministri Edi Rama, përmes një njoftimi në rrjetin social 'Facebook', pak orë pas bërjes publike të ndryshimeve të fundit në qeveri.

Paraditen e së martës, zyra e shtypit e Kryeministrisë njoftoi se Kryeministri Edi Rama ka shkarkuar ministrin e Financave Shkëlqim Cani.

Zyra e shtypit e kryeministrit shpjegoi se ai i ka shprehur “falënderimet e tij për angazhimin, profesionalizmin dhe integritetin e plotë në kryerjen e njërës prej detyrave më të vështira qeverisëse të këtij mandate” duke i kërkuar më tej “vazhdimin e angazhimit të tij, me të njëjtin profesionalizëm e përkushtim, si deputet i Kuvendit të Shqipërisë dhe anëtar i Komisionit të Ekonomisë e Financave”.

Në vend të ministrit Cani, kryeministri njoftoi se ka emëruar ministrin e Ekonomisë, Arben Ahmetaj, postin e të cilit do ta marrë zëvendësministrja e Shëndetësisë, Milva Ekonomi.

Shkarkimi i ministrit Cani vjen pas një viti problematik në mbledhjen e të ardhurave. Dy reformat e ndërmarra nga qeveria “Rama' në harkun kohor të 3 viteve janë pikërisht lufta ndaj vjedhjes së energjisë elektrike, e cila është konsideruar e suksesshme, si dhe ajo ndaj informalitetit.



Lajme të ngjashme