Mali i Zi i filloi zyrtarisht negociatat për anëtarësim në NATO

Pas marrjes së ftesës më 2 dhjetor 2015 ekipi negociator i Malit të Zi dje në Bruksel filloi me negociatat për anëtarësim.

Mali i Zi i filloi zyrtarisht negociatat për anëtarësim në NATO

Pasi më 2 dhjetor të vitit 2015, Mali i Zi mori ftesën nga NATO për anëtarësim në Aleancë, ekipi negociator i Malit të Zi dje edhe zyrtarisht filloi procesin e negociatave për anëtarësim.

Negociatat me siguri do të zgjasin deri në muajin prill, ndërsa pjesë e rëndësishme e procesit është ajo se të gjitha 28 anëtaret e Aleancës doemos duhet të ratifikojnë marrëveshjen e anëtarësimit.


Ekipin negociator të Malit të Zi e përbëjnë përfaqësuesit e dikasterit të Mbrojtjes dhe Punëve të Jashtme dhe Integrimit Evropian, Agjencia për Siguri Nacionale, Drejtoria për Mbrojtjen e të Dhënave Sekrete, si dhe Misioni i Malit të Zi në Aleancë.


Nga ana tjetër NATO do të përfaqësohet nga zëvendës-sekretari i përgjithshëm për çështje të mbrojtjes.



Lajme të ngjashme