Rifillojnë manifestimet e dhunshme në Athinë

Rifillojnë manifestimet e dhunshme në Athinë

Rifillojnë manifestimet e dhunshme në Athinë

Mijëra manifestues, mbi të gjitha nga Fronti i Luftës për Punëtorët (Pame) grupim që përkrah komunistët, si dhe fermerë manifestuan sot në sheshin Sintagma në Athinë kundër një projekti të përfolur të reformës së pensioneve.

Sipas policisë, rreth 12 mijë manifestues, ku shumica anëtarë të Pame, ishin të pranishëm në mëngjes për të mbështetur fermerët, që mbërritën në masë të premten nga i gjithë vendi për të protestuar në sheshin përballë Parlamentit.

Dje në mbrëmje një kolonë prej rreth 10 000 persona, ku edhe fermerë që ngisnin rreth 20 traktorë, parakaluan në qendër të qytetit deri tek sheshi Sintagma.

Herët në mëngjes pati përplasje me policinë përpara Ministrisë së Bujqësisë dhe në autostradë, pranë Athinës.


Fjalët Kyçe: Greqi , protesta , Athina

Lajme të ngjashme