Greqi – Protesta kundër qendrave të pranimit të migrantëve

Deputetët dhe anëtarët e Partisë së Agimit të Artë, një forcë politike e njohur për retorikat kundër emigrantëve, kanë organizuar një protestë kundër emigrantëve në afërsi të Piresë

Greqi – Protesta kundër qendrave të pranimit të migrantëve

Deputetët dhe anëtarët e partisë së djathtë ekstremiste “Agimi i Artë” së bashku me anëtarët e grupit kundër racizmit organizuan protesta të njëkohshme në afërsi të Piresë.

Partia “Agimi i Artë”, e njohur për retorikën e saj anti-migrante, ka reaguar ndaj ngritjen e kampeve të refugjatëve në vend.

Anëtarët e kësaj partie bënë të ditur se duan që në Greqi të mos qëndrojë asnjë emigrant.

Një kundërpërgjigje ndaj politikave të Athinës për emigrantët erdhi nga një grup kundër racizmit.

Anëtarët e grupit protestuan politikat e qeverisë për azilkërkuesit dhe neonazistët, ndërsa qendrat e pranimit të emigrantëve i cilësuan si kampe përqendrimi.

Ndërkohë shumë emigrantë vazhdojnë të presin të bllokuar në kufirin Greqi-Maqedoni. Sikur të mos mjaftonin kushtet e vështira të dimrit, emigrantët nuk gjejnë dot as ushqim për të mbijetuar.

Ndërsa ushtria e Maqedonisë vazhdon të ndërtojë gardh me tela në kufirin me Greqinë për të penguar kalimet e paligjshme.



Lajme të ngjashme