Kosovë - Jahjaga takohet sot me Mustafën, Thaçin dhe Haradinajn

Presidentja e Kosovës Atifete Jahjaga ka thirrur në takim sot të gjithë drejtuesit e subjekteve politike parlamentare për zgjidhjen e krizës politike.

Kosovë - Jahjaga takohet sot me Mustafën, Thaçin dhe Haradinajn

Mësohet se Isa Mustafa, Hashim Thaçi, Ramush Haradinaj, Visar Ymeri dhe Fatmir Limaj, kanë marrë ftesat që sot të jenë në një tavolinë.

Por, jo të gjithë do t'i përgjigjen pozitivisht kësaj ftese. Mustafa dhe Thaçi kanë qenë të gatshëm menjëherë t'i përgjigjen ftesës duke e parë të arsyeshme se dalja nga kriza duhet të bëhet vetëm me dialog.

Ftesës i është përgjigjur edhe Ramush Haradinaj i AAK-së. Ai, është politikani i vetëm nga opozita e bashkuar që iu përgjigj pozitivisht ftesës dhe konsideron se mos-shkuarja në takim nënkupton izolim të kauzës së opozitës.

“Vetizolimi i udhëheqësve opozitarë është izolim i kauzës sonë të drejtë”, ka thënë Haradinaj.



Lajme të ngjashme