Delegacioni turk pritet me interes të madh në Mamushë

Komandanti i Forcave Tokësore të Turqisë Gjeneralarmate Salih Zeki zhvilloi një vizitë në Kosovë.

Delegacioni turk pritet me interes të madh në Mamushë

Delegacioni që shkoi edhe në komunën turke në Kosovë atë të Mamusha-s gjatë kësaj vizite e ndjeu veten si të ishte në Turqi.

Komandanti i Forcave Tokësore të Turqisë Gjeneralarmate Salih Zeki Çolak, Presidenti i Delegacionit Përfaqësues së turqve në Kosovë Kolonel Saim Bağcı dhe Ambasadorja e Turqisë në Kosovë Kıvılcım Kılıç vizituan të vetmen komunë turke në Kosovë atë të Mamusha-s.

Interesi gjatë ceremonisë mikpritëse të Mamushalive ishte tepër i madh.

Delegacioni u takua edhe me Kryetarin e Bashkisë së Mamushës Arif Bütüç në rezidencën e tij.

Arif Bütüç tha se në mesin e 38 komunave në Kosovë, ajo e Mamushës është një komunë për tu marrë shembull.

Edhe Komandanti i Forcave Tokësore Gjeneralarmate Salih Zeki Çolak shprehu kënaqësinë e tij për ndodhjen e tij në Kosovë.

Gjeneralarmate Salih Zeki Çolak së bashku me delegacionin që e shoqëronte duke vizituar më pas edhe shkollën fillore “Anadolli", përuroi sallën multi-funksionale të bërë nga ana e Komunës së Mamushës.


Fjalët Kyçe: Salih Zeki Çolak , Kosovë , Mamusha

Lajme të ngjashme