Kosovë – Luksemburg: Diskutohen mundësitë e bashkëpunimit

Kosovë – Luksemburg: Diskutohen mundësitë e bashkëpunimit

Kosovë – Luksemburg: Diskutohen mundësitë e bashkëpunimit

Ministri i Financave Avdullah Hoti, priti në takim shefin e Ambasadës së Luksemburgut Pierre Weber, të cilin e falënderoi për kontributin e shtetit të Luksemburgut dhe bashkëpunimin e ngushtë me institucionet e Kosovës.

Ai vlerësoi në veçanti investimet e Luksemburgut në projekte të cilat ndikojnë direkt në jetën dhe mirëqenien e qytetarëve të Kosovës.Hoti shprehu bindjen se ky bashkëpunim ndërmjet dy vendeve do të vazhdoj edhe në të ardhmen.

Gjatë takimit, u diskutua për mundësinë e bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve, veçanërisht për ofrimin e trajnimeve nga Qeveria e Luksemburgut në fushën e prokurimit elektronik të nivelit qendrorë, në fushën e Partneritetit Publik Privat, ofrimin e ekspertëve për këtë fushë, si dhe në trajnimin dhe licencimin e auditorëve të brendshëm për të gjitha organizatat buxhetore.

Në këtë takim, po ashtu u diskutua edhe për mundësinë e ofrimit të ndihmës për trajnimin e stafit dhe ofrimin e ekspertëve nga Luksemburgu për Ministrinë e Financave lidhur me zbatimin e Planit Kombëtar për MSA-në, Plan i cili është edhe prioritet i Qeverisë së Kosovës.



Lajme të ngjashme