Tetova në këmbë për të drejtën për ajër të pastër

Agjencia Turke e Anadollit shkruan se mijëra qytetarë të Tetovës të organizuar nga Lëvizja “Nëna dhe Fëmija” dhe “Eco Guerilla”, në shenjë proteste shprehën revoltën e tyre kundër ndotjes më të madh të ajrit në këtë rajon.

Tetova në këmbë për të drejtën për ajër të pastër

Në mesditë organizatorët të mbështetur nga mijëra qytetarë bllokuan hyrjet kryesore të qytetit, sepse sipas tyre, organet kompetente nuk ndërmarrin masat e nevojshme për të zvogëluar ndotjen e ajrit.

Kjo nuk është hera e parë që qytetarët e Tetovës kërkojnë të drejtën për ajër të pastër, por ndryshe nga herët e tjera, organizatat civile thonë se me protesta dhe me bllokimin e rrugëve do të vazhdojnë edhe gjatë periudhës së ardhshme, ndërkohë ata marrin mbështetjen edhe nga partitë opozitare.

Ditët e fundit matjet tregojnë se në rajonin e Tetovës prania e grimcave të dëmshme në ajër (PM10) është 20 herë më e lartë nga niveli i lejuar. Për shkak të kësaj situate të rëndë që është krijuar, kryetarja e komunës së Tetovës të mërkurën mori vendim për ndërprerjen e procesit arsimor në shkollat fillore dhe të mesme të qytetit.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme