Haga anulon lirimin e dy ish-zyrtarëve serbë të Millosheviçit

Gjykata Ndërkombëtare Penale për ish-Jugosllavinë (TPIY) anuloi në apel lirimin e kreut të shërbimeve sekrete serbe dhe ndihmësit të tij në periudhën e presidencës së Sllobodan Millosheviçit.

Haga anulon lirimin e dy ish-zyrtarëve serbë të Millosheviçit

Gjithashtu urdhëroi një proces të ri gjyqësor për krime kundër njerëzimit dhe krime lufte gjatë konflikteve në ish-Jugosllavi në fillim të viteve 90.

”Dhoma e Apelit urdhëroi që Jovica Stanishiç dhe Franko Simatoviç, të akuzuar se kanë mbështetur njësitë speciale për kryerjen e krimeve makabre, do të gjykohen sërish për të gjitha akuzat të përfshira në aktakuzë”, deklaroi gjykatësi Fausto Pocar gjatë një audience publike në Hagë.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme