Ministri i Administratës Publike të Kosovës viziton qytetin Duzc

Gjatë vizitës Ministri Yagcilar është takuar edhe me rektoren e Universiteti Duzce të Turqisë.

Ministri i Administratës Publike të Kosovës viziton qytetin Duzc

Ministri i Administratës Publike të Kosovës, Mahir Yagcilar, i ndodhur në Turqi për të marrë pjesë në simpoziumin ndërkombëtar të historisë, kulturës dhe artit Konuralp Düzce, është pritur në zyrën e saj nga rektorja e Universitetit “Düzce”, Prof. Dr. Nigar Demircan Çakar.

Yagcilar ka deklaruar se: "Është detyra jonë themelore që për zhvillimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Turqisë komuniteti turk në Kosovë të jetë i fuqishëm". Ministri i Administratës Publike të Kosovës në fjalimin e tij tha se ata janë duke bërë përpjekje që marrëdhëniet mes Turqisë dhe Kosovës të zhvillohen edhe mes universiteteve.

Yagcilar duke shpjeguar se për zhvillimin e marrëdhënieve që të dy vendet kanë kryer detyrat e duhura vijoi më tej duke theksuar se: "Ne marrëdhëniet e qeverisë të cilat janë një pjesë të misionit tonë i kemi marrë si një detyrë tonën. Është detyra jonë themelore që për zhvillimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Turqisë, komuniteti turk në Kosovë të jetë i fuqishëm. Për këtë arsye në këtë kuadër gjithmonë sjellim në rendin e ditës çështje të ndryshme për zhvillimin e marrëdhënieve. Ne besojmë se në çështjet e ekonomisë, tregtisë, sigurisë dhe ushtarake lidhja më e mirë do të mund të ofrohej më mirë me arsim dhe kulturë. Sigurisht janë arritur suksese të mëdha. Ku një mbështetje të madhe për këtë, e ka dhënë Presidenti Recep Tayyip Erdoğan. Gjithashtu me këtë mbështetje populli i Kosovës do të jetë më i zhvilluar dhe do ta ndiejë veten më të fortë në arenën politike".

Ndërsa rektorja Çakar duke shprehur kënaqësinë për vizitën ka theksuar se: "Në vizitën e të nderuarit ministër kemi rënë dakord për rritjen e bashkëpunimit me universitetet në Kosovë. Duke filluar me shkëmbimin e studentëve shpresojmë se do të mundësojmë vazhdimësinë e këtij bashkëpunimi".


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme