Mali i Zi: Mund të flasim për demarkacionin me Kosovën

Shërbimi për Marrëdhënie me Publikun në qeverinë e Malit të Zi reagoi ndaj mospajtimeve në Kosovë rreth marrëveshjes me Malin e Zi për shënjimin e kufijve shtetëror.

Mali i Zi: Mund të flasim për demarkacionin me Kosovën

Duke i konsideruar këto mospajtime si çështje të brendshme të Kosovës, përmes një komunikate sqaruese për mediat, qeveria e Malit të Zi mbron qëndrimin se marrëveshja për demarkacionin është vendosur sipas kufijve administrativë në ish-Federatën Jugosllave, por nëse dikush ka dyshim mbi këtë, qeveria e Malit të Zi shprehet e gatshme ta konsiderojë çdo vërejtje, pasi sipas asaj që është shkruar, Mali i Zi nuk dëshiron mosmarrëveshje me fqinjët.

“Ne mbrojmë qëndrimin se marrëveshja zyrtarisht konfirmon kufijtë administrativë në pajtim me Kushtetutën e ish- Federatës Jugosllave të vitit 1974. Nëse ka dyshime se nuk është kështu dhe është bërë ndonjë gabim, ne jemi të gatshëm të marrim parasysh këtë, pasi nuk dëshirojmë mosmarrëveshje me fqinjët tanë, duke i pasur parasysh interesat kombëtare dhe shtetërore të Malit të Zi”.

Ky është mesazhi që Kryeministri i Malit të Zi, Milo Gjukanoviç, i ka përcjell Kryeministrit të Kosovës, Isa Mustafa dhe zyrtarëve të tjerë të Kosovës.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme