Brukseli: Nuk e nxjerrim Greqinë nga Shengeni

Presidenca e Këshillit të BE-së përjashtoi hipotezën e një përjashtimi të Greqisë nga hapësira Shengen për shkak të vështirësive të saj përballë fluksit të emigrantëve, në përfundim të një mbledhje të ministrave të Brendshëm në Bruksel.

Brukseli: Nuk e nxjerrim Greqinë nga Shengeni

“Zgjidhja ndaj krizës kalon nëpërmjet një aplikimi më të shpejtë të planit të rivendosjes, që parashikon shpërndarjen e refugjatëve në BE”, insistoi ministri luksemburgas i Emigracionit, Jean Asselborn, vendi i të cilit ka presidencën e radhës së Këshillit.

“Nuk është juridikisht e mundur të përjashtohet një shtet nga zona Schengen”, tha Asselborn, duke aluduar për një skenar të një përjashtimi të mundshëm të Greqisë nga kjo zonë e qarkullimit të lirë.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme