Gjeneralarmate Akar: Ushtria turke, partner i fuqishëm i FSK-së

Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, (FSK), Gjenerallejtënant Rrahman Rama, me ftesë të Forcave të Armatosura të Turqisë, po zhvillon një vizitë zyrtare në Ankara.

Gjeneralarmate Akar: Ushtria turke, partner i fuqishëm i FSK-së

Fillimisht, komandanti i FSK-së, Gjenerallejtënant Rrahman Rama, u prit nga Komandanti i Forcave të Armatosura të Republikës së Turqisë, Gjeneralarmate Hulusi Akar, të cilin e informoi mbi arritjet e FSK-së, zhvillimin dhe profesionalizmin e saj, e në veçanti u fokusua mbi realizmin e aktiviteteve që dalin nga marrëveshja bilaterale e bashkëpunimit në mes të FSK-së dhe Ministrisë së Mbrojtjes së Turqisë.

Gjeneral Rama me këtë rast u shpreh se Forcat e Armatosura të Turqisë janë partner i fuqishëm i FSK-së dhe se gjatë këtyre viteve të zhvillimit kanë mbështetur me shkollim, trajnime dhe pajisje Forcën e Sigurisë së Kosovës.

Sipas një komunikate të FSK-së, Rama falënderoi gjeneralin turk për krijimin e mundësive që aktivitetet e parashikuara mbi bazën e planit të bashkëpunimit të realizohen me sukses dhe se edhe planifikimi për vitin tjetër është po kaq i frytshëm.

Gjithashtu, edhe gjenerali turk Hulusi Akan shprehu përkushtimin e vazhdueshëm të FS të Turqisë dhe të atij personalisht që edhe më tej të vazhdohet dhe të thellohet bashkëpunimi ndërmjet FA-së të Turqisë dhe Forcës së Sigurisë së Kosovës, si dhe ndërmjet të dyja vendeve tona.

Komandanti i FSK-së, Gjenerallejtënant Rrahman Rama dhe sekretari i përgjithshëm Shkëlzen Sylaj gjatë qëndrimit në Turqi do të vizitojnë njësi dhe reparte të ndryshme të Forcave të Armatosura të Republikës së Turqisë.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme