Beograd-Takohen ministrat e jashtëm të Turqisë dhe Rusisë

Në kuadër të pjesëmarrjes në samitin e OSBE-së që organizohet në Beograd, Ministrat e Jashtëm të Turqisë dhe Rusisë do të zhvillojnë një takim prapa dyerve të mbyllura.

Beograd-Takohen ministrat e jashtëm të Turqisë dhe Rusisë

Ministri i Punëve të Jashtme të Turqisë Mevlüt Çavuşoğlu, i cili gjendet në Beograd për të marrë pjesë në mbledhjen e 22-të të Këshillit të Ministrave të Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE) do të takohet me homologun rus Sergey Lavrov.

Takimi i cili do të zhvillohet me dyer të mbyllura për mediat, do të jetë i pari i nivelit të lartë mes dy palëve pas rrëzimit të avionit rus i cili shkeli hapësirën ajrore të Turqisë.

Dy avionë turq F-16 të cilët në kuadër të angazhimeve ndodheshin me detyrën e patrullimit në rajon ndërhynë ndaj avionit të tipit Su-24 i cili pavarësisht 10 paralajmërimeve të bëra brenda 5 minutave, vazhdoi të shkelë hapësirën ajrore turke në kufirin Turqi-Siri.

Rusia, pati njoftuar se avioni i rrëzuar në rajonin Bayırbucak të Sirisë që ndodhet përballë rajonit Yayladağı në qytetin Hatay i përkiste asaj, ndërsa NATO kishte konfirmuar vërtetësinë e informacioneve që Turqia kishte paraqitur rreth çështjes se avioni kishte kryer shkelje të hapësirës ajrore.

Edhe në fillim të muajit tetor avionët luftarakë të Rusisë shkelën hapësirën ajrore të Turqisë, ku dhe zyrtarët rusë pas ngjarjes duke kërkuar falje patën njoftuar se situata të tilla nuk do të përsëriteshin. Ndërsa Turqia kishte ripërsëritur paralajmërimin e saj se do të zbatonte rregullat e angazhimit të cilat përfshijnë kundërpërgjigjen ushtarake ndaj shkeljes së hapësirës ajrore.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme