Kerry nesër në Kosovë për procesin demokratik të shtet-ndërtimit

Sekretari amerikan i Shtetit, John Kerry, për të nënvizuar “shqetësimin e Perëndimit” mbi përparimin e ngathtë që prej përfundimit të luftës në Kosovë, 16 vjet më parë do të zhvillojë të mërkurën një vizitë zyrtare në Kosovë.

Kerry nesër në Kosovë për procesin demokratik të shtet-ndërtimit

Agjencia e lajmeve Reuters citon një zyrtar të lartë amerikan të ketë thënë se vizita e shkurtër e zotit Kerry “ka për synim të dëshmojë edhe mbështetjen për procesin demokratik të shtet-ndërtimit, për forcimin e sundimit të ligjit dhe për bisedimet për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë”.

Ky zyrtar citohet të ketë thënë gjithashtu se zoti Kerry do të shtrojë edhe çështjen e pjesëmarrjes së qytetarëve të Kosovës në luftimet në Siri, para se të niset për në Beograd, për të marrë pjesë në takimin e Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë, punimet e të cilit, siç thuhet, do të mbizotërohen nga lufta në Siri dhe rreziku i grupit militant Shteti Islamik.

Vizita e Sekretarit amerikan të Shtetit u bë e ditur një ditë më parë edhe nga Kryetari i Kuvendit Kadri Veseli ku deklaroi se “po hyjmë në një javë të rëndësishme pasi do të vije John Kerry. E thërras opozitën që të marr pjesë në seanca pasi aty është vendi i tyre”.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme