Nishani organizoi pritje me rastin e Festës së 28 Nëntorit

Në fjalën e tij të hapjes, Nishani u shpreh se, kjo është një ditë e shenjtë për mbarë shqiptarët në të gjithë botën.

Nishani organizoi pritje me rastin e Festës së 28 Nëntorit

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bujar Nishani organizoi dje në mbrëmje në Pallatin e Brigadave, pritje zyrtare me rastin e Festës së Pavarësisë.

Në fjalën e tij të hapjes, Nishani u shpreh se, kjo është një ditë e shenjtë për mbarë shqiptarët në të gjithë botën.

“Burrat e shtetit të asaj kohe e kryen misionin e tyre, tani është radha jonë, tha Presidenti Nishani, ndërsa theksoi se “ka ardhur koha për më shumë angazhim në përballimin e sfidave të së ardhmes “.

“Duke respektuar pavarësinë e secilit institucion është e vetmja mënyrë për të funksionuar harmoninë e institucioneve. Të drejtojmë drejtësinë, të marrë fund koha kur padrejtësitë më të mëdha i bëjnë ata që pretendojnë se bëjnë drejtësi. Përmes dekriminalizmit ti japim fund strehimit të krimineleve, ti japim debatit politik sensin frymë dhënës me rregulla qytetare, kulturë demokratike dhe pluraliste. Të përshpejtojmë sa të mundemi afrimin tonë me Evropën. T’i bëjmë këto në kohën e duhur, mënyrat dhe mjetet e duhura”, theksoi Kreu i Shtetit.

Presidenti i ftoi qytetarët të mos e braktisin Shqipërinë, pasi sipas tij “me përpjekjen e të gjithëve mund ta shndërrojmë vendin që duam”.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme