Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, vizitë treditore në Kinë

Kryeministri Edi Rama u nis të hënën për një vizitë treditore në Republikën Popullore të Kinës, për të marrë pjesë në takimin e 4-t të nivelit të lartë në kuadër të nismës së bashkëpunimit mes Kinës dhe vendeve të Evropës Qendrore dhe Lindore.

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, vizitë treditore në Kinë

Zyra e shtypit e Kryeministrisë njofton se Kryeministri kinez, Li Keqiang, do të jetë mikpritësi i takimit të liderëve të Evropës Qendrore dhe Lindore në Suzhou, me temë “Pikënisje e re, sfera të reja, vizion i ri”.

Takimi pritet të shënojë një moment të ri në këtë bashkëpunim. Në takim do të miratohen dy dokumente, mbi të cilat do të ndërtohet një platformë bashkëpunimi në 10 fusha, si dhe të planifikohen më shumë se 10 mekanizma bashkëpunimi. Një takim i veçantë do të jetë edhe ai i liderëve të vendeve të Evropës Qendrore dhe Lindore me Presidentin e Kinës, Xi Jinping.

Gjatë kësaj vizitës, Kryeministri Edi Rama dhe delegacioni që e shoqëron do të zhvillojë edhe një takim dypalësh me Kryeministrin e Kinës, Li Keqiang.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme