Sarajevë – 20 vjet nga Marrëveshja e Daytonit

Lufta në Bosnje-Hercegovinë (BH) përfundoi me nënshkrimin e Marrëveshjes paqësore të Daytonit, më 21 nëntor të vitit 1995.

Sarajevë – 20 vjet nga Marrëveshja e Daytonit

Lufta në Bosnje-Hercegovinë (BH) përfundoi me nënshkrimin e Marrëveshjes paqësore të Daytonit, më 21 nëntor të vitit 1995.

Marrëveshja u nënshkrua nga presidentët e atëhershëm të BH-së, të Kroacisë dhe Serbisë, Alija Izetbegoviç, Franjo Tugjman dhe Sllobodan Millosheviç.

Me marrëveshjen e arritur në bazën ushtarake në Dayton, pas negociatave trejavëshe me ndërmjetësimin amerikan, BH-ja u nda sipas parimit 51 për qind për Federatën e BH-së dhe 49 për qind për Republika Srpska, në ndërkohë të formimit të distriktit të veçantë, Bërçko.

Marrëveshjen e arritur në Dayton, Millosheviçi, Tugjmani dhe Izetbegoviçi e nënshkruan zyrtarisht tri javë më vonë, më 14 dhjetor 1995 në Paris.

Dokumenti origjinal ka humbur. Dy dekada pas nënshkrimit, marrëveshja interpretohet në mënyra të ndryshme, nga i pazbatueshëm, deri në tejkalues dhe i panevojshëm për shkak se politikanët në BH-së sërish flasin për auditimin e tij.

Të gjithë nënshkruesit kanë vdekur. Vdiq edhe ish-i dërguari ndërkombëtar për Ballkanin dhe “autor” i Marrëveshjes së Daytonit, diplomati amerikan Richard Holbrook.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme