Operacioni “Burimi i Paqes”

Qëllimi ynë është paqja
objektivi është terrorizmi

Greqi - Jugperëndimi i vendit goditet nga një tërmet 6 ballësh

Një tërmet i fuqishëm me magnitudë 6 ballë të shkallës Rihter goditi sot në mëngjes Ishullin Leukades, në jugperëndim të Greqisë, por nuk ka informacione për viktima apo dëme materiale.

Greqi - Jugperëndimi i vendit goditet nga një tërmet 6 ballësh

"Tërmeti, pak para orës lokale 09.30 (07.30 GMT), u ndje në ishull, duke detyruar banorët të dalin në rrugë", theksoi për median greke kryetari i bashkisë, Kostas Drakontaidis.

“Asnjë viktimë dhe asnjë dëm nuk është njoftuar deri tani”, sqaroi ai.

Sipas Institutit Gjeodinamik të Observatorit të Athinës, tërmeti ndodhi në det, 283 kilometra në perëndim të Athinës.

Ai është ndjerë në të gjithë pjesën perëndimore të vendit, nga kufiri shqiptar deri në Peloponez e në Athinë, shkruan media greke.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme