Operacioni “Burimi i Paqes”

Qëllimi ynë është paqja
objektivi është terrorizmi

Liderët shqiptarë shprehin ngushëllimet për sulmet në Paris

“Është një luftë e vërtetë! Shqipëria mbështet plotësisht Francën dhe Qeverinë e saj në këto momente horrori dhe zie” shkruan Kryeministri Edi Rama.

Liderët shqiptarë shprehin ngushëllimet për sulmet në Paris

Kurse Kryeministri i Republikës së Kosovës, Isa Mustafa, tha: “Në këto momente të vështira, ne ndajmë dhimbjen me popullin dhe institucionet e Francës, por edhe me mbarë botën demokratike, e cila duhet të mobilizohet fuqishëm për ta mundur të keqen që po i kanoset njerëzimit”, ka theksuar kryeministri Mustafa, duke u shprehur në emrin e tij dhe të institucioneve e qytetarëve të Kosovës ngushëllime familjeve të viktimave, ndërsa të plagosurve shërim sa më të shpejt.

Edhe Kryetari i Partisë Demokratike të Shqipërisë, Lulzim Basha shpreh ngushëllimet për viktimat e pafajshme në Paris nga shpërthimet dhe sulmet terroriste dhe solidaritetin e shqiptarëve me popullin francez.

Bëhet e ditur se deri tani nuk ka shtetas të Shqipërisë, Kosovës dhe Maqedonisë të dëmtuar nga sulmet në Paris


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme