Kroaci – Partia "Most" propozon qeveri të bashkimit kombëtar

Partia e re kroate e qendrës, "Most" (Ura), formacion politik vendimtar për krijimin e një mazhorance qeverisëse pas rezultatit të barabartë në zgjedhje mes së majtës dhe së djathtës, propozoi të mërkurën krijimin e një qeverie të bashkimit kombëtar.

Kroaci – Partia "Most" propozon qeveri të bashkimit kombëtar

Pas raundit të parë të negociatave, kryetari i kësaj partie, Bozho Petrov (Bozo Petrov), deklaroi se partia e tij këmbëngul për një qeveri të qendrës së majtë, të qendrës së djathtë dhe të partisë "Most" si ndërmjetëse.

Nëse ky propozim pranohet nga socialdemokratët e Kryeministrit Zoran Milanoviç dhe konservatorët e Tomislav Karamarkos, atëherë mund të flitet për një program të qeverisë dhe një drejtues të saj. Askush prej liderëve nuk ka dhënë mendimin e tij.

Në zgjedhjet e së dielës së kaluar, Milanoviç dhe Karamarko morën nga 59 vende në parlament, përkundrejt 76 vendeve të domosdoshme për krijimin e një mazhorance minimale.

"Most" mori 19 vende, duke zënë vendin e tretë.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme