Shqipëri – Jep dorëheqjen Ministri i Drejtësisë

Ministri i Drejtësisë së Shqipërisë, Nasip Naço ka dhënë të hënën dorëheqjen nga posti që e mbante prej dy vitesh.

Shqipëri – Jep dorëheqjen Ministri i Drejtësisë

Nasip Naço, deputet i Partisë “Lëvizja Socialiste për Integrim”, që drejtohet nga Kryetari i Kuvendit Ilir Meta, nuk ka bërë ndonjë deklaratë publike në lidhje me aktin e dorëheqjes, por ky vendim ka ardhur pas takimit që Meta dhe Kryeministri Rama kanë zhvilluar në selinë e Qeverisë.

Pas kësaj dorëheqje pritet të zyrtarizohet edhe emri që do ta zëvendësojë Naçon në krye të Ministrisë së Drejtësisë.

Ndërsa kreu i Kuvendit të Shqipërisë, Ilir Meta në një prononcim të shkurtër për mediat është shprehur se e vlerëson aktin e dorëheqjes së ministrit të Drejtësisë, Nasip Naço, duke e konsideruar si një akt të ndërgjegjshëm dhe të përgjegjshëm.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme