Rumania drejt zgjedhjeve të parakohshme pas tensionit në vend

Presidenti, Klaus Iohanis, pas bisedimeve me partitë politike tha Rumania mund të pajiset me një qeveri teknokratësh ose të organizojë zgjedhje të parakohshme për shkak të dorëheqjes së kryeministrit, Victor Ponta.

Rumania drejt zgjedhjeve të parakohshme pas tensionit në vend

“Shumica e liderëve politikë janë të gatshëm të diskutojnë për zgjedhje legjislative të parakohshme apo për një qeveri teknokratësh”, theksoi Iohanis në një konferencë shtypi.

“Pothuajse askush nuk dëshiron të diskutojë për një qeveri politike”, theksoi ai duke shtuar se asnjë emër për një kryeministër të mundshëm nuk ishte paraqitur.

Ky ndryshim qëndrimi ndodhi ndërkohë që dhjetëra mijëra rumunë, të irrituar pas vdekjes së 32 personave nga zjarri që përfshiu një diskotekë në Bukuresht, kanë zbritur në rrugë për të kërkuar largimin e një klase politike të korruptuar dhe të paaftë.

Të mërkurën, kryeministri social-demokrat, Victor Ponta njoftoi dorëheqjen nga funksionet e tij.

Zgjedhjet e ardhshme legjislative janë parashikuar në nëntor të vitit 2016.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme