Greqi – Rritet numri i viktimave në Egje, protesta në Lesbos

Dy fëmijë emigrantë u mbytën mbrëmë pranë ishullit grek Kos, ndërsa protesta të shumta janë organizuar kundër përshkallëzimit të tragjedive të fundit në Lesbos, në prag të vizitës së Kryeministrit grek, Tsipras dhe Presidentit të PE-së, Schulz.

Greqi – Rritet numri i viktimave në Egje, protesta në Lesbos

"Dy fëmijë kanë vdekur pas mbytjes së një anijeje, ku ata ndodheshin së bashku me familjen e tyre, rreth 250 metra nga brigjet veriore të Ishullit Kos, në Egjeun Lindor”, bëri të ditur policia portuale greke.

Trupi i një prej viktimave është gjetur, ndërsa i dyti, një fëmijë gjashtë vjeç, është ende në kërkim.

Në mesin e emigrantëve rezultojnë 14 të mbijetuar nga kjo tragjedi. Babai i djalit pohoi se ekipet e shpëtimit nuk mundën ta shpëtonin dhe më pas e kanë braktisur kërkimin e trupit të pajetë për t’u ardhur në ndihmë pasagjerëve të tjerë.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme