Gjermani - Jahjaga: Progresi i Kosovës, i jashtëzakonshëm

"Progresi në Kosovë ka qenë i jashtëzakonshëm", deklaroi Presidentja Atifete Jahjaga të mërkurën gjatë një fjalimi në Qendrën "Marshall", në Gjermani.

Gjermani - Jahjaga: Progresi i Kosovës, i jashtëzakonshëm

"Ne jemi të vetëdijshëm se më shumë duhet bërë që ta transformojmë Kosovën në një vend, të cilin të gjithë e aspirojmë. Politikisht, ne kemi bërë një hap gjigand përpara, por na nevojitet edhe një shtytje për t’u siguruar se investimi në ndërtim të paqes dhe stabilitetit në 20 vitet e kaluara është i pakthyeshëm", u shpreh Jahjaga.

Po ashtu, Presidentja e Kosovës tha: "Angazhimi aktiv i aleatëve tanë në këtë fazë të ardhshme mbetet esencial për paqen dhe stabilitetin në Ballkan. Ka akoma punë të papërfunduar dhe duhet të sigurohemi se sukseset e viteve të kaluara do të vazhdohen."

"Kosova ka pasur shumë miq në këtë rrugëtim të suksesshëm të shtetndërtimit dhe kjo punë e jona e përbashkët ka ndryshuar drejtimin e historisë së Ballkanit. Vetëm 15 vjet më parë, Kosova ishte zonë lufte. Sot, Kosova është një burim i paqes dhe stabilitetit dhe kjo duke iu falënderuar vullnetit të pathyer të popullit të Kosovës dhe partnerëve tanë për të jetuar në liri dhe demokraci", nënvizoi Presidentja Jagjaga.

Ajo shprehu kënaqësi që kthehej në Qendrën "Marshall" si një ish-studente e këtij institucioni dhe si Presidente e Republikës së Kosovës.

"Dua t'i shpreh falënderimin tim kësaj qendre dhe lidershipit vizionar të qendrës për mbështetjen gjatë dekadave dhe ndihmën e dhënë për ndërtimin e themeleve të shtetit tonë të ri", tha Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme