Gianni Pittella takohet me drejtuesit e lartë të shtetit shqipta

Presidenti i së majtës në Parlamentin Evropian, Gianni Pittella, ka nisur vizitën e tij disaditore në Tiranë për t’u takuar me drejtues të lartë të shtetit shqiptar.

Gianni Pittella takohet me drejtuesit e lartë të shtetit shqipta

Presidenti i së majtës në Parlamentin Evropian, Gianni Pittella, nisi të martën vizitën disa ditore në Tiranë me takimin me kryetarin e Kuvendit, Ilir Meta.

Europarlamentari gjatë takimit është shprehur publikisht në favor të pranimit të Shqipërisë në BE. “Populli shqiptar, shprehet ai, më pëlqen shumë, e duhet ndihmuar për ta fituar këtë sfidë. Dalëngadalë komuniteti shqiptar e qeveria po realizojnë objektivat e progresit, si lufta kundër korrupsionit, rritja ekonomike e kohezioni social, që janë dhe kërkesat e Bashkimit Evropian për ta pranuar.”

Ndërsa Kryetari i Parlamentit Ilir Meta në kuadër të ndryshimeve kushtetuese si pjesë e Reformës në Drejtësi, për të cilën i ka dërguar amendamentet e saj Komisionit të Venecias, tha:

Padyshim që është e nevojshme të bëhen edhe ndërhyrje në Kushtetutë . Kjo është arsyeja kryesore pse është vënë në lëvizje dhe Komisioni i Venecias dhe ky është një proces i hapur dhe vetëm duke qenë i tillë do të jetë edhe i qëndrueshëm dhe do ti qëndrojë kohës në mënyrë që mos të detyrohemi të bëjmë përsëri ndryshime në Kushtetutë. Jo për shkak se Kushtetuta kishte probleme përkundrazi theksoj dhe njëherë , Kushtetuta ishte një ndër Kushtetutat më demokratike në Evropë po për shkak të individëve të cilët deformojnë sistemet dhe nuk respektojnë dhe parimet e vet Kushtetutës.”

Nga ana tjetër Kryeministri Edi Rama dhe Presidenti i së majtës europarlamentare, Gianni Pittella, në përfundim të takimit të zhvilluar dje në mbrëmje në selinë qeveritare, deklaruan se, viti 2016 do të jetë viti i hapjes së negociatave për anëtarsim të Shqipërisë në BE. Gjatë konferencës së përbashkët për mediat, Rama bëri të ditur se, në fokus të bisedimeve me eurodeputetin e majtë, ishin procesi i reformave, veçanërisht ajo në drejtësi dhe cështja e krizës së refugjatëve të larguar nga konflikti i armatosur në Siri.

Ndërsa falënderoi grupin e posaçëm të ekspertëve vendas dhe të huaj për hartimin e paketës së reformës në drejtësi, e çuar tashmë pranë Komisionit të Venecias, në pritje të reagimit Rama u shkreh shpresëplotë për një konfirmim të rëndësishëm deri në fillim të muajit dhjetor.

Sa i përket çështjes së refugjatëve të ikur nga konflikti i përgjakshëm, ashtu si në Samitin e Brukselit, Rama shprehu gatishmërinë e plotë të qeverisë që drejton për të marrë përgjegjësitë dhe rolin që i takon në përballimin e krizës, ashtu si vendet e tjera të Ballkanit, anëtare ose jo të BE-së.

“Siç e theksova edhe në Samitin e Brukselit, Shqipëria është e përgatitur të marrë përgjegjësinë dhe të luajë rolin e saj si gjithë vendet e tjera të Ballkanit dhe të bëjë gjithçka për të lehtësuar sado pak këtë krizë dhe për t’iu gjendur pranë një aleati të madh”, deklaroi kreu i ekzekutivit.

Pas takimeve në Tiranë, Pittella do të vijojë turin në Maqedoni dhe Serbi së bashku me raportuesin për Shqipërinë në Parlamentin Europian, Knut Fleckenstein.

- Përgatiti për TRT Shqip, Arben HALLUNI -


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme