Operacioni “Burimi i Paqes”

Qëllimi ynë është paqja
objektivi është terrorizmi

Austria, partner i rëndësishëm i Kosovës në rrugën evropiane

Austria është partner i rëndësishëm i Kosovës në rrugën evropiane, deklaroi të martën Kryeministri kosovar, Isa Mustafa, në takim me ambasadorin e ri austriak në Prishtinë, Gernot Pfandler.

Austria, partner i rëndësishëm i Kosovës në rrugën evropiane

Kryeministri Mustafa, gjatë takimit me ambasadorin Pfandler, shprehu mirënjohjen e qytetarëve dhe të qeverisë së Kosovës për përkrahjen e madhe, që Austria ka dhënë dhe po vazhdon të japë për Kosovën, duke veçuar mbështetjen në proceset integruese evropiane.

Gjithashtu, Kryeministri Mustafa foli për rëndësinë e nënshkrimit dhe ratifikimit të MSA-së, duke theksuar se Kosova tashmë pret edhe vendimin për liberalizimin e vizave, si një hap i rëndësishëm, që i destinohet qytetarëve të Kosovës.

“MSA-ja është një pikënisje e re dhe e arritur shumë e madhe, që krijon shumë fusha të bashkëpunimit me vendet e BE-së në ekonomi, marrëdhënie tregtare, krijon mundësi për zhvillim të demokracisë dhe të shtetit ligjor, si dhe hap një perspektivë të re për Kosovën në të gjitha fushat”, tha Mustafa.

Shefi i Prishtinës zyrtare, po ashtu, ka vlerësuar lartë vizitën e Presidentit të Republikës së Austrisë, Heinz Fischer, javën e kaluar, së bashku me një delegacion të bizneseve austriake, duke shprehur vullnetin e qeverisë së Kosovës për thellimin e bashkëpunimit me Austrinë, në veçanti në ekonomi.

Ndërsa ambasadori i Republikës së Austrisë në Prishtinë, Gernot Pfandler, ka vlerësuar progresin e arritur në Kosovë, duke theksuar përkrahjen e mëtejshme të vendit të tij në proceset integruese evropiane, për anëtarësim në UNESCO dhe proceset e tjera, si dhe shprehu përkushtimin e Austrisë për bashkëpunim ekonomik me Kosovën, duke e konsideruar nënshkrimin dhe ratifikimin e MSA-së një hap, që krijon impulse të reja në këtë drejtim.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme