Tërnava i kërkon ndihmë Shejhul Az’harit për UNESCO

Myftiu i Kosovës, i ka dërguar letër autoritetit më të lartë fetar në Egjipt, Shejhul Az’har-it, hirësisë së tij, të cilit i ka kërkuar që të përdorë autoritetin e tij që qeveria e Egjiptit të përkrahë pranimin e Kosovës në UNESCO.

Tërnava i kërkon ndihmë Shejhul Az’harit për UNESCO

Në letrën drejtuar Shejhul Az’harit, myfiu Tërnava i rikujton të kaluarën e Kosovës, si dhe gatishmërinë e vendit tonë për të qenë pjesë e institucioneve ndërkombëtare.

“Kosova është e gatshme dhe ka të gjitha kapacitetet që t’i marrë të gjitha përgjegjësitë që i takojnë në forumet dhe institucionet ndërkombëtare. Për ne pranimi në UNESCO është i një rëndësie të veçantë, sepse do të përfitonim përvojën, përkrahjen dhe mbështetjen për trajtim, ruajtje dhe promovim të trashëgimisë sonë shekullore, e cila më së miri shpreh dhe manifeston vlerat qytetëruese të popujve tanë. Ju lutem, i nderuar shejh, që të përdorni autoritetin tuaj te qeveria e Egjiptit, për të përkrahur anëtarësimin e Kosovës në UNESCO, në mbledhjen e asamblesë së përgjithshme, më 9 nëntor 2015”, ka shkruar Myftiu Tërnava.

Tërnava i ka dërguar letër edhe sekretarit gjeneral të Organizatës për Bashkëpunim Islamik, Ijad Medeni, të cilit i ka kërkuar përdorimin e autoritetit të tij te shtetet anëtare të Konferencës Islamike për ta përkrahur dhe mbështetur anëtarësimin e Kosovës në UNESCO.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme