BE: Dialogu politik në Mal të Zi duhet të zhvillohet në kuvend

"Bashkimi Evropian do të bëjë gjithçka që është e mundur që në Mal të Zi të zhvillohet dialogu politik", tha Shefi i Delegacionit të BE-së në Podgoricë, Mitja Drobniç.

BE: Dialogu politik në Mal të Zi duhet të zhvillohet në kuvend

Bashkimi Evropian (BE) disa herë me radhë ka bërë të ditur se dialogu politik në Mal të Zi duhet të zhvillohet në Parlament, porositi sot Mitja Drobniç, shef i Delegacionit të BE-së në Mal të Zi.

Kriza politike e muajve të fundit në Mal të Zi, krizë aktuale që rezultoi me protesta nga Frontit Demokratik dhe përfaqësuesit e tij në Parlament si dhe nga Partia Popullore Socialiste dhe Demos, ka vënë në pikëpyetje besueshmërinë e përbërjes aktuale të Parlamentit të Malit të Zi.

Pasi FD-ja bëri të qartë se nuk do të kthehet në Parlament, udhëheqësit e Lëvizjes qytetare URA, Demos dhe Demokratët kanë kërkuar nga BE-ja që të ndërmjetësojë në zgjidhjen e krizës politike në Mal të Zi.

Nga BE-ja sot arriti një mesazh i qartë. "Bashkimi Evropian do të bëjë gjithçka që është e mundur që në Mal të Zi të zhvillohet dialogu politik", tha Shefi i Delegacionit të Bashkimit Evropian në Mal të Zi Mitja Drobniç, duke theksuar se ndihma do të jetë efektive vetëm nëse të gjithë aktorët përfshihen në të.

Drobniç rikujtoi se BE-ja ka njoftuar disa herë se duhet të zhvillohet dialogu politik. "Një përgjigje e tillë nuk do të thotë se BE-ja do të marrë pjesë në mënyrë aktive në këtë proces të bisedimeve politike", tha Drobniç.

Ai ka thënë se Delegacioni i BE-së në Mal të Zi vuri në dukje se mungesa e besimit në procesin zgjedhor është një nga problemet kryesore të vendit.

Kryetari i Parlamentit malazez, Ranko Krivokapiç, ka thënë se aktorët politikë janë në terren për të rivendosur dialogun në nivelin që do të sjellë një rezultat të shpejtë, besim më të madh dhe veprime të përbashkëta për të përgatitur zgjedhjet e pakontestueshme.

"Në këtë terren jemi dhe pres që të gjitha subjektet të jenë përgjegjës që të dinë se kjo është pyetja e pashmangshme për të gjithë ata, pyetja e pashmangshme e demokracisë malazeze dhe një çështje kyçe për fazën e ardhshme të integrimit", ka thënë Krivokapiç.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme