Operacioni “Burimi i Paqes”

Qëllimi ynë është paqja
objektivi është terrorizmi

Isa Mustafa vlerëson mbështetjen e Kroacisë për Kosovën

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, priti në takim lamtumire ambasadorin e Kroacisë në Prishtinë, Zoran Vodopija, të cilin e falënderoi për kontributin e tij personal dhe të shtetit kroat për Kosovën, njoftoi kabineti i kryeministrit.

Isa Mustafa vlerëson mbështetjen e Kroacisë për Kosovën

Kryeministri Mustafa vlerësoi përkrahjen e Kroacisë për Kosovën, sidomos në proceset eurointegruese, duke shprehur përkushtimin e Prishtinës zyrtare për zgjerimin e mëtejshëm të bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve.

"Ambasadori Zoran Vodopija e falënderoi Kryeministrin Isa Mustafa për bashkëpunimin e ofruar gjatë misionit në Kosovë, duke shprehur përkrahje të mëtejshme për Kosovën", thuhet në komunikatë.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme