Tragjedi në Egje, 5 të vdekur dhe shumë të zhdukur

Rojat bregdetare greke bënë të ditur se të paktën 5 persona, mes të cilëve tre fëmijë, humbën jetën pas mbytjes së katër anijeve të mbushura me emigrantë, një bilanc që rrezikon të rritet ndërsa vijojnë kërkimet për dhjetëra persona që kanë rënë në ujë.

Tragjedi në Egje, 5 të vdekur dhe shumë të zhdukur

Në fotograf, i pranishëm në vendngjarje, në plazhin Molyvos, regjistroi tre fëmijë të mbytur, ndërkohë që barkat e peshkimit vijonin të zbarkonin personat e mbijetuar.

Ndërkaq vijojnë edhe kërkimet të kryesuara nga katër anije patrulluese që u ndihmuan nga anijet e peshkimit dhe një helikopter.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme