BE: Kosova të përshpejtojë ligjin për kadastrën

BE-ja i kërkoi dje ministres Tahiri që të përshpejtojnë miratimin e ligjit dhe të përgatiten për themelimin e agjencisë teknike për krahasimin dhe verifikimin e dokumenteve të kadastrave, që do të kthehen nga Serbia me bazën e të dhënave të Kosovës.

BE: Kosova të përshpejtojë ligjin për kadastrën

Delegacioni i Kosovës, i kryesuar nga ministrja Edita Tahiri, me këtë rast thuhet të ketë njoftuar BE-në me parapërgatitjet për të implementuar marrëveshjen sapo Kuvendi i Kosovës ta miratojë këtë ligj, i cili është momentalisht në lexim të dytë.

Ky takim në Bruksel është bërë në kuadër të dialogut për Lëvizjen e Lirë dhe Kadastrën.

Lidhur me çështjet e lëvizjes së lirë, që u diskutuan në takimet bilaterale dhe trelaterale në Bruksel, pala e Kosovës njoftoi për përgatitjet, që po bëhen për zbatimin e plotë të kësaj marrëveshje në frymën e reciprocitetit dhe lehtësimit të mëtejshëm të lëvizjes së qytetarëve nga të dyja shtetet.

Delegacioni i Kosovës theksoi se pas katër viteve të arritjes së kësaj marrëveshjeje ka ardhur koha për avancimin e zbatimit konform planit operacional të marrëveshjes dhe në frymën e standardeve evropiane.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme