Mal i Zi - Gjukanoviç: Protestat, jo kërcënim për stabilitetin

Kryeministri malazez, Milo Gjukanoviç, theksoi të hënën se stabiliteti i vendit nuk ishte i kërcënuar nga manifestuesit, që kërkojnë dorëheqjen e tij, duke iu referuar përleshjeve me policinë, që i cilësoi si përpjekje për destabilizim.

Mal i Zi - Gjukanoviç: Protestat, jo kërcënim për stabilitetin

“Këto protesta nuk janë një kërcënim për stabilitetin e Malit të Zi, që ka treguar kapacitetin e tij për t'u mbrojtur në mënyrë të vendosur, efikase dhe të organizuar kundër përpjekjeve për destabilizim”, deklaroi kryeministri në një konferencë shtypi në Lubjanë, në Slloveni, ku zhvilloi një vizitë zyrtare.

Mijëra persona manifestuan të shtunën në Podgoricë për të kërkuar dorëheqjen e Gjukanoviçit dhe pati përleshje mes manifestuesve e policisë, për herë të tretë në një javë.

Manifestuesit kërkojnë zhvillimin e zgjedhjeve të parakohshme, të lira dhe të ndershme, organizuar nga një qeveri tranzicioni, që dëshiron zëvendësimin e Gjukanoviçit, në krye të pushtetit malazez që prej vitit 1990 si kryeministër apo president.

Kryeministri akuzoi opozitën se po kërkon të pengojë hyrjen e vendit në NATO dhe u shpreh i bindur se Rusia ishte pas manifestimeve në Malin e Zi.

Në Lubjanë, Milo Gjukanoviç mbështeti integrimin e Malit të Zi në NATO. (…) "Ne dimë që shumë nuk besojnë në këtë proces dhe kërkojnë të na detyrojnë të kthehemi pas", theksoi ai.

Gjukanoviç propozoi zhvillimin e zgjedhjeve të parakohshme, parashikuar në vitin 2016, pas një samiti të NATO-s, parashikuar në muajin dhjetor, gjatë të cilit Mali i Zi do të ftohet të bëhet pjesë e Aleancës së Atlantikut Verior.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme