"La Repubblica": Shqipëri-Itali, korridor i ri për emigrantët

Bashkimi Evropian është i shqetësuar nga mundësia që emigrantët afrikanoveriorë të gjejnë korridore të reja për të mbërritur në Evropë dhe këtu përfshihet edhe Shqipëria.

400447
"La Repubblica": Shqipëri-Itali, korridor i ri për emigrantët

Lidhur me këtë mundësi, në Bruksel u zhvillua dje samiti i vendeve të Bashkimit Evropian mbi krizën e emigrantëve, ku mori pjesë dhe Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama.

Kreu i Tiranës zyrtare, gjatë një prononcimi për mediat pak para fillimit të samitit, u shpreh se Shqipëria ka rolin e saj në këtë moment delikat për Evropën.

Sipas tij, “qëndron frika se me ardhjen e dimrit, ekziston mundësia për një rrugë të re të devijuar drejt Shqipërisë. Por gjithsesi, arsyeja se pse ne jemi këtu ka të bëjë me domosdoshmërinë për t'u koordinuar në nivel rajonal dhe Evropian. Padyshim, edhe Shqipëria ka rolin e saj në këtë moment kaq delikat dhe kaq të rëndësishëm për atë që jemi dhe për atë që do të jemi nesër të gjithë së bashku, si evropianë”, tha Rama.

Lidhur me samitin, e përditshmja italiane, “La Repubblica”, njoftoi se thelb i takimit ishte gjetja e zgjidhjeve për të kapërcyer këtë ngërç. Në artikullin në fjalë, me titull “Emigrantët, mblidhet samiti BE, rruga e re Shqipëri-Itali” raportohet se në samit u ngritën shqetësimet kryesore, që kanë vendet ku emigrantët kalojnë, por edhe mbi shqetësimin e Gjermanisë e Austrisë për një fluks gjithnjë e në rritje.

Në shkrim theksohet fakti se Shqipëria mund të “rikthehet” burim emigrantësh për Italinë, një kthim në të shkuarën, duke kujtuar këtu faktin se 20 vite më parë, shqiptarët shfrytëzuan Detin Adriatik për t'u larguar nga vendi i tyre pas kaosit të krijuar nga ndryshimi i sistemit politik. Tashmë, shkruhet në artikullin në fjalë, nuk do të jenë më shqiptarët, por emigrantët nga Afrika e Veriut, nga zonat e luftës, që do të shfrytëzojnë këtë korridor kalimi.

Gjatë samitit, sipas “La Repubblica”, Gjermania e Austria kërkoun zgjidhje nga vendet e Ballkanit, të cilat janë kthyer në korridor kalimi për emigrantët. Sipas këtyre dy vendeve, duhet një strategji më e mirë mbrojtjeje në kufirin e Bashkimit Evropian dhe gjithashtu një filtër më i rreptë për azilkërkuesit ekonomikë nga Ballkani.

Sllovenia, një nga vendet më të prekura nga kriza e emigrantëve, kërkon mbështetjen e vendeve të Bashkimit Evropian për të përballuar valën e emigrantëve dhe për këtë Kryeministri Miro Cerar kërkoi ndihmën e BE-së. “Sllovnia ka 2 milionë banorë, ndërkohë që ka pritur 16 mijë emigrantë. I kemi respektuar dhe strehuar, por na duhet ndihma e të gjithëve, pasi kështu nuk mund të vijojmë. Duhet ndihma e të gjithëve”, tha kryeministri slloven gjatë samitit.

Greqia, një nga portat hyrëse të emigrantëve të mbërritur nga Turqia, garanton ngritjen e qendrave të reja për të pritur emigrantët, por sipas Kryeministrit Aleksis Tripras, duhet zgjidhje e shpejtë. “Ne kemi respektuar kërkesat e BE-së. Kemi krijuar qendra pritjeje në ishullin e Lesbosit dhe në vendet hyrëse të BE-së, por duhet zgjidhje aftagjate”, tha Tsipras.

Në shkrimin e publikuar nga “La Repubblica” është folur dhe për Kroacinë, Serbinë, Hungarinë..etj, të cilat kërkuan zgjidhje afatgjate të këtij ngërçi, teksa theksuan qendrimine tyre për të respektuar impenjimet e marra lidhur me respektimin e emigrantëve.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme